Transmetuar më 18-05-2017, 14:52
Publicitet

Tentativat për të futur lëndë narkotike dhe pajisje të tjera të ndaluara në burgje nuk kanë të ndalur.

Rasti më i fundit ka ndodhur ditën e djeshme, në ambientet e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës.

Brenda rrethimit të jashtëm, u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale 34.5 gramë lëndë narkotike e llojit marijuanë dhe dy aparate telefoni.

Dyshohet se kanabisi dhe telefonat ishin destinuar për të dënuarit, ndërsa ishin futur nga jashtë.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Durrësit për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al