Transmetuar më 18-05-2017, 14:37
Publicitet

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, takoi sot ish- Kryeministrin Sali Berisha, vetëm pak minuta pasi në zyrën e ish- liderit demokrat ishte kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili është edhe Presidenti i zgjedhur.

Kreu i PR deklaroi për mediat në përfundim të takimit, se Lulzim Basha ka përgjegjësinë maksimale për negociatat që bën jo vetëm në emër të PD por edhe të opozitës.

“Çdo marrëveshje ka vlerë kur u shërben qytetarëve shqiptarë, besoj se do të ketë vlerë. Paketa McAllister ishte që zgjedhjet të mbahen më 16 korrik, nëse do të ketë datë tjetër duhet të ketë një arsyetim bindës. PR dhe PD kanë qëndrime të përbashkëta dhe vendime të përbashkëta. Basha nuk flet vetëm në emër të PD, por të gjithë subjekteve opozitare, me të cilat është konsultuar”, u shpreh Mediu.

Më tej bëri me dije se mbrëmë është takuar shkurt me kryetarin e Partisë Demokratike, duke deklaruar se mori sigurisë se marrëveshja mes Kryeministrit Edi Rama dhe kryeopozitarit Lulzim Basha, është qëndrueshme.

Po ashtu tha se sot është diskutuar sërish dhe pas mbarimit të takimit me Ramën do të ketë takim me aleatët opozitarë.

Sipas tij, zgjedhjet kanë rëndësi historike për të afruar Shqipërinë me Bashkimin Europian. Ai shtoi se pas negociatave Rama dhe Basha duhet të sqarojnë implementimin e plotë të paketës McAllister. /a.y/noa.al

Loading...