Transmetuar më 18-05-2017, 13:02

Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë pa dyshim ndër çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar. Në çdo dalje publike të tyren ata shfaqen gjithmonë mjaft në formë dhe super të dashuruar me njëri-tjetrin.

Sara është ajo që poston vazhdimisht foto të bukura me djalin e tyre dhe Ledionin. Por ne mendojmë se kjo foto e fundit (e dyta në radhë) e çiftit është më e bukura që ata kanë publikuar.

Çifti shfaqet në një festë të dy të veshur mjaft bukur dhe që shkelqejnë në krahët e njëri-tjetrit.

Sara Hoxha dhe Ledion Liço po jetojnë një romancë të lumtur, e cila është bërë edhe më e bukur pas ardhjes në jetë të djalit të tyre, London Noor Liço. Çifti po shijon maksimalisht dashurinë por edhe prindërimin./b.l/noa.al/