Transmetuar më 18-05-2017, 12:45
Publicitet

Dita e djeshme ka qënë intensive për ish-çiftin Damiano dhe Armela. Pas një statusi të mistershëm të Armelës, një deklaratë e mëvonshme e Damianos la të kuptohej se ajo i drejtohej familjes së Donjetës të cilët e kishin ofenduar për shkak të origjinës.

Armela është ndjerë e ofenduar nga motra e Donjetës, e cila ka postuar një video ku shante Armelën për shkak të ngjyrës dhe prejardhjes së saj. E para që ka reaguar ka qenë Armela:

“Më vjen vërtetë keq kur një familje bën sikur ka lexuar Kanunin dhe kapaciteti i tyre i ulët arrin në pseudo-ofendime, kur ndërkohë kanë një fëmijë me orientim të ndryshëm seksual. Kur gjithë bota të gjykon dhe ty të djeg në shpirt, a mendon se edhe personi tjetër ka një familje që të mallkon çdo ditë me gjithë zemër për dhimbjen që po i shkakton?

Më vjen keq që disa nuk kanë arritur të kalojnë gardhin e injorancës. E kalova të gjithën në heshtje, por nuk mbajti më ujë pilafi. Betohem që kjo është hera e parë dhe e fundit që merrem me të njëjtën çështje hipokrizie. Nuk ju fal më vëmendje sepse e di që këtë kërkoni, për këtë vuani, për këtë luteni para se të flini. Zoti qoftë me ju”, shkruanArmela.

Damiano më pas deklaroi se ata nuk ishin më bashkë për shkak të situatës së krijuar nga Donjeta, me të cilën ai gjithashtu deklaroi se kishte kaluar momente intime seksuale në izolim.

Pas kësaj, Damiano realizoi një video ‘Live’ në Instagram ku po komunikonte me fansat e tij duke u përgjigjur për lidhjen e përfunduar me Armelën, një çështje që kuriozoi shumë fansat.

Gjatë këtij komunikimi është shfaqur edhe Armela e cila e ka kërcënuar Damianon duke shkruajtur “Të lutem boll fole për mua këtu sepse i kam mesazhet ku të kam paralajmëruar në lidhje me veprimet që doje të bëje”. /b.l/noa.al/

Loading...