Transmetuar më 18-05-2017, 09:20

Damiano dhe Armela ashtu si brenda Big Brother 9, edhe jashtë janë një nga çiftet më të dashur dhe më të komentuar. Ashtu siç e tregoi vetë Damiano, ata vendosën që të rinisnin lidhjen e tyre nga zero jashtë shtëpisë së BB9, por mesa duket zgjati shumë pak.

Një status i Damianos në llogarinë personale në Instagram ka sqaruar se ata nuk janë më bashkë dhe nuk mund të qëndrojnë me njëri-tjetrin vetëm për hir të mbështetësve pasi siç thotë ish-banori, ata janë po aq të thjeshtë sa fansat, prej mishi e gjaku.

Ndërkohë nga ana e saj Armela duket se ka përjetuar një situatë që e ka bërë të ndihet keq, aq sa ka shpërthyer në rrjetet sociale. Bukuroshja brune ka shkruar në Instastory e indinjuar, por nuk dihet se kujt i referohet pasi nuk ka dhënë ndonjë detaj konkret.

“Më vjen vërtetë keq kur një familje bën sikur ka lexuar Kanunin dhe kapaciteti i tyre i ulët arrin në pseudoofendime, kur ndërkohë kanë një fëmijë me orientim të ndryshëm seksual. Kur gjithë bota të gjykon dhe ty të djeg në shpirt, a mendon se dhe personi tjetër ka një familje që të mallkon çdo ditë me gjithë zemër për dhimbjen që po i shkakton? Më vjen keq që disa nuk kanë arritur të kalojnë gardhin e injorancës.

E kalova të gjithën në heshtje, por nuk mbajti më ujë pilafi. Betohem që kjo është hera e parë dhe e fundit që merrem me të njëjtën çështje hipokrizie. Nuk ju fal më vëmendje sepse e di që këtë kërkoni, për këtë vuani, për këtë luteni para se të flini. Zoti qoftë me ju!” shkruan Armela. /b.l/noa.al/