Transmetuar më 18-05-2017, 00:14

Dhimbje pafund në familjen e Blertës, adoleshentes e cila u shua pas një operacioni në gju që rezultoi fatal për jetën e saj.

Roland Pepa, vëllai i Blertës 16 vjeçe, publikoi në Facebook foton që shikoni në këtë lajm të motrës së tij vetëm pak minuta para se të hynte në operacionin që përfundoi me vdekjen e saj tragjike,

“Foto e fundit qe te boni vllai ty ti ike duke qeshur zemra imee ti me premtove qe do vije prap … por ti nuk erdhe me na le vetem. Një ditë do takohemi edhe do jemi shumë të lumtur atje lart”, – përfundon mesazhi tejet prekës i Roland Pepës.

Blerta Pepa, humbi jetën dy ditë më parë pas një operacioni që iu bë në spitalin “Continental” në Tiranë. Pak orë më vonë, mjeku anestezist, Tefik Zhurda tentoi vetëvrasjen duke marrë një sasi të konsiderueshme preparati anestezie. Ai ndodhet në gjendje kritike. /noa.al/