Transmetuar më 17-05-2017, 22:24

Aktori i famshëm hollivudian Jonah Hill, ka pësuar ndryshim drastik në fizikun e tij teksa ka humbur kile të tepërta.

Ai është fotografuar duke vrapuar në rrugët e Los Angelosit, dhe duke në formë mjaft të mirë fizike.

Ylli i filmit “The Wolf of Wall Street” ka humbur 20 kg nga pesha e tij dhe tashmë është transformuar totalisht.

Aktori 33-vjeçar kishte humbur edhe më parë kilet e tepërta por iu desh të shtojë në peshë për shkak të rolit në filmin “War Dogs”./a.k/noa.al/