Transmetuar më 17-05-2017, 19:36

Rreth 26 ton mish pule, që u bllokuan pak ditë më parë me mikrobin e salmonelës, do të kthehen në Brazil. AKU bën të ditur se në tregun vendas nuk do të hyjnë më produkte shtazore të importit pa u analizuar më parë nga laboratori i tyre.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vendosur kështu që të mos besojë më vetëm çertifikatat nga vendi i origjinës së produktit, por marrjen e mostrave për analiza do ta kthejë në proces rutinë.

Madje për këtë do të do hartohet një udhëzim i veçantë me qëllim përforcimin e kontrolleve. Mbi 400 ton mish derri dhe pule kanë mbërritur në Shqipëri nga Brazili dy muajt e fundit. Ngarkesa e fundit me salmonelë për fat të mirë u frenua në kohë dhe nuk doli në treg. /b.l/noa.al/