Transmetuar më 17-05-2017, 16:47
Publicitet

Një 35 vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se shpërndante doza heroine në lagjet “Dëshmorët e Kombit” dhe “Barikadë” të qytetit të Beratit. Burime policore bëjnë të ditur se në pranga është vënë Geri Molishti, banues në Berat.

Gjatë kontrollit i janë gjetur me vete 5 doza me lëndë narkotike e dyshuar heronë.  Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij janë gjetur dhe 6 doza të tjera me lëndë narkotike të dyshuar heroinë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dhe 270 euro; 12000 lekë; 2 aparate celular; si dhe automjeti me targa AA 890 FK.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale ”Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”. /b.l/noa.al/