Transmetuar më 17-05-2017, 16:32

Një vajzë e mitur ka tentuar t’i japë fund jetës duke u helmuar nëpërmjet konsumimit të fotoksinës.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Krujë, ku 15 vjeçarja e identifikuar si K.M., në ambientet e shtëpisë, ka pirë një sasi të konsiderueshme helm për minjtë.

Kanë qenë familjarët ata të cilët e kanë gjetur pa ndjenja të miturën në banesën e saj dhe e kanë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që e kanë detyruar 15 vjeçaren të ndërmarrë këtë akt fatal për jetën./bl/noa.al/