Transmetuar më 17-05-2017, 15:49

Pjesa më e madhe e territorit do të dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor. 

Sipas MeteoAlb, po ashtu edhe pasditja do të mbetet në ndikimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet të jenë dominante në bregdet dhe zonat e ulëta duke lënë me kthjellime dhe vranësira të lehta zonat malore.

Përsa i përket, temperaturave të ajrit nuk do të pësojnë ndryshime në vlerat minimale ndërsa vlerat maksimale do të pësojnë rritje të lehtë të tyre. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det duke arritur shpejtësinë 28 km/h nga drejtimi verilindor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 1 ballë.

Europa

Masat ajrore të paqëndrueshme do të jenë prezent për zonën e alpeve si edhe Europën qendrore, kjo do të bëjë që vranësirat dhe shirat e dendur të jenë prezent duke rrezikuar edhe përmbytje por nuk do të mungojnë gjithashtu stuhitë e fuqishme të erës.

Po ashtu me rrebeshe shiu do të paraqiten ishujt britanike. Ndërsa pjesa tjetër e Europës do të jetë nën domininim e motit të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet dhe temperaturat e larta të jenë prezent. /b.l/noa.al/