Transmetuar më 17-05-2017, 13:57

Është pothuajse mesi i vitit 2017 dhe Selena Gomez ende nuk është shfaqur live, në ndonjë event muzikor.

Por, kjo nuk do të zgjasë edhe shumë, pasi 24-vjeçarja ka bërë të ditur për fansat e saj, përmes një postimi në Instagram, se së shpejti do të ketë një dalje live në kompeticionin muzikor ‘Billboard Music Awards 2017’, më 21 maj.

Selena ka postuar një foto në Instagram ku shkruan ‘Bad Liar’, ky do të jetë edhe produkti i saj i ri muzikor, të cilën do t’a performojë në ‘Billboard Music Awards 2017’.