Transmetuar më 17-05-2017, 11:23

Këngëtari Stine, emri i vërtetë i të cilit është Nesti Duka, po përjeton momentet mjaft të bukura me të bijën e tij Estia.

Ndërsa kohën e kaluar me të e ka të kushtëzuar për shkak të koncerteve dhe aktiviteteve ku merr pjesë, ai shfrytëzon çdo moment t’i qëndruar pranë.

Stine ka publikuar në rrjetet sociale një video me të bijën ku i puth dorën, ndërsa shkruan, “Pa koment, Estia”.

Vihet re se Estia është rritur dhe është bërë një vajzë e vogël simpatike dhe e mbushur.

Stine u bë baba në 12 nëntor të vitit 2016, si fryt i lidhjes disa vjeçare me partneren e tij Graciela. /a.y/noa.al