Transmetuar më 16-05-2017, 19:25
Publicitet

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka prezantuar pasditen e sotme Pedonalen e Razmës në qytetin e Shkodrës. Në një seri fotosh të publikuara, Rama shkruan se Pedonalja e re është 2500 metra katror dhe se “hapësira është çliruar nga kioskat, ndërtimet e zaptimet e paligjshme".

"Me Pedonalen e re të shtrirë në 2500 metra katror dhe me rindërtimin e infrastrukturës pas çlirimit nga kioskat, ndërtimet e zaptimet e paligjshme, Razma me bukuritë e saj fantastike natyrore është shndërruar në një pikë gravitacionale e turizmit malor në Shkodër.

Rilindja Urbane në këtë qendër turistike të Alpeve Shqiptare ka krijuar një potencial të ri edhe për zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë lokale duke krijuar kushte më të favorshme për rritjen e numrit të vizitorëve dhe investimeve private", shkruan Rama. /b.l/noa.al/