Transmetuar më 16-05-2017, 16:03

Etrit Berisha na bëri të gjithëve krenarë me Kombëtaren Shqiptare me të cilën debutoi për herë të parë në Kampionatin Europian.

Instituti i Statistikave në futboll i njohur ndryshe si “CIES”, e rendit portierin e kombëtares sonë, Etrit Berisha, mes 10 më të mirëve në botë për këtë sezon.

“Gardiani” i Atalantës ka shkëlqyer nën drejtimin e Gasperinit, duke qenë protagonist në shumë ndeshje, ku e ka lënë portën të paprekur.

Ai renditet në vendin e 5-të me 81.5 pikë, po aq sa Oblak dhe Ter Stegen i Barcelonës. Vendi i parë mbahet nga Neuer me 88 pikë. Kujtojmë që kjo renditje bëhet vetëm për portierët që kanë kaluar 2000 minuta gjatë një sezoni. /b.l/noa.al/