Transmetuar më 16-05-2017, 08:19

Një vajzë indiane vetëm 10 vjeçe, mbeti shtatzënë pasi u përdhunua në mënyrë të përsëritur nga njerku i saj në mënyrë të dhunshme, duke bërë që të shtrohet në spital, në shtetin e Haryana.

Një këshill mjekësh po shqyrton mundësinë e abortit, pavarësisht se shtatzënia i ka kaluar 20 javët, siç e parashikon ligji.

Rasti i pazakontë tronditi opinionin publik të qytetit të Rohtak, ku nëna e së miturës bëri denoncimin në polici, duke çuar në arrestimin e të shoqit, me emrin Rakesh.

Komisari Ramesh Kumar tha se vogëlushja qëndronte shpesh vetëm në shtëpi teksa nëna punonte në shtëpi të tjera të zonës.

Në mënyrë të përsëritur ai ka përdhunuar të miturën, të cilën e ka kërcënuar që të mos tregojë. /a.y/noa.al