Transmetuar më 15-05-2017, 16:06

Autoritetet malajziane konfiskuan të dielën në Aeroportin Ndërkombëtar të Kuala Lumpur qindra breshka që besohet se janë kontrabanduar nga Madagaskari.

Sipas ekspertëve, vlera e breshkave të kapura arrin deri në 280 mijë dollarë, shkruan voa.

Zyrtarët besojnë se breshkat ishin në plan të shiteshin në Malajzi për t’u përdorur si kafshë shtëpiake ose për ushqim. /b.l/noa.al/