Transmetuar më 15-05-2017, 07:29

Hamza Bin Laden, njëri nga djemtë e Osama Bin Laden ka lëshuar një deklaratë me titull “Lajmërim për gjithë ata që duan të martirizohen në Perëndim” ku u referohej “ujqërve të vetmuar” që të godasin Izrraelin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, interesat e tyre në NATO dhe Rusinë”.

Fjalimi i tij u përhap pas përvjetorit të vrasjes së themeluesit të Al Qaeda, Osama Bin Laden i cili u ekzekutua nga forcat speciale amerikane në vitin 2011.

Hamza Bin Laden, i cili tashmë duhet të jetë 28 vjeç, qysh prej muajit janar është një listën e zezë të terroristëve të kërkuar nga SHBA. Ai kërkon të hakmerret për të atin, siç u mësua nga disa letra të gjetura në shpellën në Pakistan, ku Osama u vra.

Ky fakt bëhet me dije nga ish- agjenti i FBI, Ali Soufan, i cili nisi të merrej me Al Qaeda qysh pas sulmit në kullat binjake, shkruan noa.al.

Më tej ai thotë se Hamza shkruante, “Po mundohem të them, amerikanë po vijmë dhe do e kuptoni, do hakmerremi për tim atë”.

Soufan thotë se projekti për t’i besuar drejtim e Al Qaeda, Hamza Bin Laden, ishte qysh kur ai ishte ende fëmijë, ndërkohë që përdorej në videot e propagandës xhihadiste. /a.y/noa.al