Transmetuar më 14-05-2017, 11:43

NASA ka vërejtur së fundmi në hapësirë një objekt në formë drejtkëndëshi i ngjashëm me një tank ushtrie.

Fotoja e publikuar nga agjencia amerikane e hapësirës është analizuar edhe nga ‘SecureTeam10’, një kanal në YouTube, i cili vëzhgon misteret e Universit.

Tyler Glockner nga ‘SecureTeam’, tha se objekti në formë ‘tanku’ mund të jetë edhe një rrënojë e lashtë.

Duke folur për sendin si tank ai tha: “Mund të jetë vetëm një gur i çuditshëm, por ne na ka tërhequr vëmendjen”.

Më tej ai shtoi se fotografia tregon “tankun” në një fushë të gjelbër me objekte, të cilat duken si metale dhe ekziston edhe një objekt në formë disku që duket sikur ‘tanku’ ka ecur dhe ka lënë gjurmë në sipërfaqe”, shpjegoi ai. /g.v/noa.al