Transmetuar më 14-05-2017, 09:10
Publicitet

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi, në orët e vona të së shtunës. Një tren doli nga shina pranë stacionin Adendo, 40 kilometër larg Selanikut.

Si pasojë e aksidentit dy persona gjetën vdekjen dhe pesë të tjerë u plagosën. Treni u përplas me një shtëpi dhe dy persona si pasojë e goditjes së fortë, ranë nga ballkoni.

Treni i nisur nga Athina drejt Selanikut, kishte rreth 100 pasagjerë në bord. Përplasja ndodhi rreth gjysmë ore para mbërritjes së trenit në destinacion.

Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende ndërkohë që policia ka nisur hetimet. /a.y/noa.al