Transmetuar më 13-05-2017, 22:54

Atalanta dhe Milan kanë ndarë nga një pikë me njëra tjetrën në ndeshjen që përfundoi në barazim 1-1.

Takimi i vlefshëm për “Serinë A” italiane u zhvillua mbrëmjen e sotme në stadiumin “Atleti Azzurri d’Italia”.

Goli për Atalantan u shënua nga Andrea Conti në fund të pjesës së parë, ndërsa ka barazuar rezultatin për kuqezinjtë, Gerard Deulofeu në minutën e 88-të të takimit, duke shpëtuar skuadrën nga humbja, e cila në javët e fundit ka bërë paraqitje zhgënjyese.

Në këtë takim u aktivizua për Atalantën edhe portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha i cili bëri një paraqitje të mirë./a.k/noa.al/