Transmetuar më 13-05-2017, 14:17

Ju ndodh që shpesh të konsumoni fruta të ndryshme, pasi mendoni se ato tretin kaloritë tuaja dhe nuk ju shëndoshin. Por, një studim i fundit ka vërtetuar të kundërtën. Hulumtuesit në Universitetin Cornell  në New York, kanë zbuluar se ‘erythritol’ është përbërësi që ndikon për rritjen e masës së yndyrës në trup.

‘Eritritoli’ i sheqerit ndodhet natyrshëm në ushqime si dardha dhe shalqini, të cilat nga njerëzit përdoren për të ulur kaloritë e tepërta në trup dhe për të mbajtur trupin në formë.

Ky studim është një bashkëpunim i studiuesve në Universitetin e Cornell Universitetit të Luksemburgut në Gjermani, në një analizë të bazuar në zbulim për të identifikuar ndikuesit e shtimit në peshë. Për të realizuar studimin, ata vëzhguan studentët që jetonin në kolegj.

"Rreth 75 për qind e kësaj popullate patën rritje të peshës gjatë eksperimentit," tha në një njoftim për shtyp, Patricia Cassano, profesoreshë në Divizionin e Shkencave Ushqimore në Cornell.

Hulumtuesit zbuluan se njerëzit që kishin fituar peshë dhe dhjamin e barkut gjatë një viti kishin 15 herë më shumë ‘eritrit’ në gjak në fillim të vitit krahasuar me ata që nuk kishin konsumuar dardha dhe shalqi.

Studimi ishte pjesë e projektit të ‘Enhance’ të Cornell nga Divizioni i Shkencave Ushqimore për të kuptuar se si jeta në kolegj ndikon në ndryshimet e dietës, shtimin në peshë tek studentët. /g.v/noa.al/