Transmetuar më 12-05-2017, 18:56

Ndonëse pranë qendrës së Tiranës, për shumë vite banorët e rrugës Mujo Ulqinako pranë Kishës Katolike ishin të detyruar që të kalonin  përmes baltës, ndërsa ishte kthyer edhe në një makth për drejtuesit e automjeteve që kalonin në këtë zonë.

Por brenda një kohe rekord, ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës  kanë rikonstruktuar rrugën kryesore si dhe rrugicat e kësaj lagjeje duke u rikthyer dinjitetin qytetarëve.

“Ditën, natën, natën, ditën!  Çdo 24 orë përfundon një rrugë lagjeje. Mujo Ulqinaku pas Kishës Katolike është gati. Ecim para me punë ”, shkruan Veliaj në Facebook teksa ka postuar edhe disa foto nga ndërhyrja. /b.l/noa.al/