Transmetuar më 11-05-2017, 20:49

Është inauguar gjatë ditës së sotme në Pukë fillimi i punimeve të rrugës më problematike të Shqipërisë.

Kryebashkiaku i Pukës Gjon Gjonaj së bashku me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, deputetë të qarkut të Shkodrës dhe banorë të zones ishin të pranishëm sot në fillimin e punimeve në segmentin rrugor Kryqëzim Hadroj-Gjegjan-Mirditë.

Afro gjashtë muaj më parë kur kryeministri Rama vizitoj Gjegjanin me ftesë të kryebashkiakut Gjonaj, i premtoj këtij të fundit dhe banorve të zonës investimin për rrugën.

Ministri Bushati dhe kryebashkiaku Gjonaj uruan banorët e zonës ndërsa premtuan investime të tjera për zonen e Pukës.

Rruga Kryqëzim Hadroj-Gjegjan-Mirditë është 37 kilometër e gjatë, me një gjerësi 6 metër.

Qeveria  Shqiptare  përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit ka akorduar për këtë segment rrugor fondin prej 924.502.776 lekë.

Investimi për rrugën e Gjegjanit pritet të përfundojë në harkun kohor të 18 muajve, ndërsa investimi do të realizohet nga Kompania “Alb Star”.

Gjatë ndalesës në zonën veriore ministri Bushati inspektoi punimet për fasadat dhe pedonalen e qytetit të Fushë Arrëzit, ndërsa u inagurua fillimi i investimit për rivitalizimin e Liqenit të Pukës dhe ndertimi i pedonalës së qytetit.

Ministri Bushati tha se vetëm në Bashkinë e Pukës qeveria shqiptare ka investuar 5 mln euro duke e nxjerr këtë zonë nga harresa ku ishte lënë sipas tij, prej 25 vitesh./a.k/noa.al/