Transmetuar më 11-05-2017, 16:25

Njerëzit nuk kanë qenë gjithnjë kaq të pastër sa ne jemi tani. Bëhet fjalë për qindra vjet më parë kur njerëzit përgatisnin parfume të ndryshme për të larguar aromën e keqe nga trupi i tyre. Në ditët e sotme, larja e dhëmbëve dhe të bërit dush është një rutinë e përditshme e njerëzve. Por, e rëndësishme është që në këtë rutinë të gjendet momenti i duhur, për t’u larë.

Dilema qëndron kur duhet të bëni dush, në mëngjes, apo para se të shkoni në shtrat?

Gjetja e kohës së duhur gjatë ditës për të bërë dush, është e rëndësishme, pasi ka shumë përfitime për lëkurën tuaj, mentalitetin, madje edhe shëndetin tuaj. Një dush në mëngjes mund të duket si më i duhuri. Në fund të fundit, është e rëndësishme që pasi të zgjoheni një dush, mund t’ju bëjë të ndiheni gati, për të filluar ditën tuaj. E cila mund të jetë shumë e ngjeshur.

"Një dush në mëngjes të jep mundësi për të medituar dhe kështu të rigrupohen të gjitha mendimet e tua, përpara fillimit të një dite të gjatë. Larja në mëngjes, gjithashtu, mund të zvogëlojë inflamacionin në lëkurë", thotë Mona Gohara, një profesoreshë e dermatologjisë në Shkollën e Mjekësisë të ‘Yale University’, në New Haven, në Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë që një dush në mëngjes konsiderohet i mirë për lëkurën, edhe larja para se të shkoni në shtrat, konsiderohet si mjaft efektive. Larja në mbrëmje, bën që të largohen të gjitha papastërtitë e trupit tuaj dhe të bëni një gjumë të qetë.

"Është koha e duhur për ju, nuk ka telefon, nuk ka e-mail, keni vetëm luksin e ujit të freskët dhe të ngrohtë që rrjedh mbi trupin tuaj. E quani atë një mundësi për ta trajtuar me kujdes veten”, u shpreh Gohara, e cila e quan veten ambasadore të gjumit. /b.l/noa.al/