Transmetuar më 11-05-2017, 09:14

Pas Android dhe Chrome OS, thuhet se Google po krijon një sistem operativ të tretë, të koduar me emrin “Fuchsia”. Lajmi i krijimit të një sistemi të ri është publikuar nga faqja e teknologjisë ‘Ars Technica’. Sistemi Fuchsia, do të jetë, ndryshe nga dy sistemet operative aktuale, të cilat janë të dyja të bazuara në platformën Linux.

Megjithëse, lajmi nuk është konfirmuar ende, ‘Ars’ thekson kodin burimor të këtij sistemi që është UI. Sistemi operativ, është hartuar në një skedar APK dhe mund të instalohet në një pajisje Android.

Një nga arsyet që gjigandi i kërkimit, Google, mund t’a dëshirojë një sistem operativ të ri është se Android është bërë shumë i fragmentuar përmes miliona pajisjeve në mbarë botën.

Gjithashtu, Android është edhe një produkt i vjetër tashmë. Ndërkohë, kujtojmë se, Google ka filluar t’a zhvillojë sistemin operativ të celularëve përpara se Apple të prodhonte iPhone-in e parë dhe BlackBerry të ishte telefoni lider në treg, shkruan noa.al.

‘Ars Technica’, deklaron më tej, se platforma e re ‘Fuchsia’ është duke u dizejnuar për të punuar me telefonat modernë dhe kompjuterët me procesorë të shpejtë.

Vitin e kaluar Google prezantoi smartphonin e saj të parë të markës së vet, Pixel, me sistem Android dhe e radhiti atë në telefonat  që konkurronin iPhone. /g.v/noa.al