Transmetuar më 08-05-2017, 17:44
Publicitet

Fundjava që kaloi e mbushi Tiranën me muzikë dhe performanca në pikat kryesore të qytetit. Kjo falë Bienales së Artistëve të Rinj nga Europa dhe Mesdheu, e cila u prit për herë të parë në Shqipëri. Telekom Electronic Beats iu bashkua këtij aktiviteti 4 ditor, duke pritur të gjithë të palodhurit për after-party tek Piramida.

Të gjithë muzikë-dashësit, publiku, turistët dhe artistët e bienales patën mundësinë të mblidhen çdo mesnatë, në vendin më karakteristik të Tiranës, duke i dhënë të gjithëve mundësinë që ta shohin atë ndërtesë edhe nga brenda. Gjatë katër festave që u zhvilluan te Piramida, pati ‘Jam Sessions’, DJ të njohur të qytetit dhe të huaj dhe shumë kërcim! 

Bienalja u zhvillua në datat 4-5-6-7 maj, morën pjesë afërsisht 300 artistë të moshave 18-34 vjeç dhe nga 20 shtete të ndryshme. Qytetet ku është zhvilluar më parë janë: Torino, Romë, Sarajevë, Athinë, Napoli, Bari dhe Shkup.

Telekom Electronic Beats

Telekom Electronic Beats është një nga platformat më të stabilizuara të marketimit të muzikës dhe stilit të jetës, që përfshin një variacion produktesh dhe shërbimesh si edhe aktivitete që kanë fituar çmime. Gjatë 17 viteve të fundit, Telekom Electronic Beats ka krijuar një univers përvoje muzikore përmes kanalesh të ndryshëm me electronicbeats.net qendrën e njoftimeve dhe artikujve.

Në fillimet e tij, programi ishte i fokusuar në marketimin e muzikës, ndërsa tani Telekom Electronic Beats ka një lidhje shumë të forte mes muzikës dhe fushave të jetës, si: dizajn, teknologji, modë dhe art. Telekom Electronic Beats ka punuar me disa prej emrave më të mëdhenj të muzikës bashkëkohore, që prej Grace Jones, Depeche Mode e Moderat si edhe artistët e rinj, në rritje si Ry X.  #electronicbeats.

Loading...