Transmetuar më 06-05-2017, 23:22

Skuadra e Juventusit ka barazuar në shifrat 1-1 në përballjen në derbi kudnër Torinos.

Takimi i vlefshëm për “Serinë A”, italiane, u zhvillua mbrëmjen e sotme në “Juventus Stadium”.

Goli i parë u shënua nga Torino nga Ljajic në minutën e 52’, ndërsa goli i barazimit për Juventusin ka ardhur nga Gonzalo Higuain në fund të takimit.

Pas këtij barazimi, Juventus mban vendin e parë të paprekur me 85 pikë, që ndiqet nga Napoli në një diferencë prej 8 pikësh larg.

Ndiqni golat:/a.k/noa.al/