Transmetuar më 06-05-2017, 20:58

Barcelona nuk ndalet dhe fiton sërish, edhe pse përballë pati një skuadër me nivel shumë të mirë si Villareali. Treshja e sulmit katalanas, Messi, Nejmar dhe Suarez shkëlqyen duke i dhënë një fitore me mjaft vlerë Barcelonës. Nejmar hapi serinë e golave në minutën e 21 të takimit, por reagimi i Villarealit erdhi menjëherë duke barazuar shifrat në 1-1.

Argjentinasi Messi do të voloste pjesën e parë me një gol në minutën e 44, duke i çuar ekipet në dhomat e zhvesjes me avantazh minimal.

Me nisjen e pjesës së dytë Barcelona dominoi në çdo aspekt, ndërsa goli erdhi në minutën e 69 me protagonist Suarez. Rezultatin 4-1 e vulosi i përhershmi Messi, i cili ktheu në gol një 11 metërsh.

Me këtë rezultat vijon lufta për titull kampion në Spanjë. Shikoni golat e takimit. /k.k/noa.al/