Transmetuar më 05-05-2017, 13:01

WhatsApp, i cili gjatë kësaj jave pësoi një defekt në dërgimin e mesazheve në shumë vende të botës, përfshirë edhe vendin tonë, ka parashikuar veçori të reja të aplikacionit më popullor të dërgimit të mesazheve.

WhatsApp tani do t’ju mundësojë përdoruesve, që biseda të caktuara t’i vendosin në krye të aplikacionit. Ky mund të bëhet një opsion shumë i dobishëm nëse telefoni juaj është i mbushur me biseda.

Gjithashtu është raportuar se po punohet për një veçori tjetër që mund t’i lejojë përdoruesit të fshijnë ose redaktojnë mesazhet që ata i konsiderojnë të “turpshme”, pasi mesazhi është dërguar. Një risi e tillë i ndihmon përdoruesit të heqin dorë menjëherë nga mesazhe që miqtë mund të mos i presin mirë.

Për aq kohë sa nuk është shfaqur shenja e dyfishtë blu, që do të thotë se marrësi i mesazhit ende nuk e ka parë atë, ju mund t’a redaktoni mesazhin, pra të ndryshoni përmbajtjen e tij, shkruan noa.al.

Për momentin, WhatsApp nuk ka konfirmuar një zyrtarizim të këtij njoftimi, por ka gjasa që të arrijë në versionet Android dhe iOS në muajt e ardhshëm.

WhatsApp ka shtuar ngadalë veçori të reja pasi është bërë aplikacioni më popullor në botë i dërgimit të mesazheve, që nga koha kur u ble 11.4 miliardë paund nga Facebook, në vitin 2014. /g.v/noa.al/