Transmetuar më 04-05-2017, 17:04
Publicitet

Ky është horoskopi për ditën e premte, 5 maj 2017 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Kjo e premte do të jetë një ditë mjaft pozitive për ju dhe do arrini të përmbushni një pjesë të objektivave. Në çdo moment do jeni të kujdesshëm, për të afërmit dhe nuk do keni kontradikta te forta. Për të dashuruarit do mbizotërojë bashkëpunimi, ndjenjat reciproke dhe komunikimi. Beqarët do marrin propozimet që kanë pritur kaq kohë. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mire.

Demi

Momentet e mira sot do të ndërthuren edhe me ato të vështirat. Mundohuni që në çdo moment të qëndroni të qetë dhe të mos nxitoheni për asgjë. Ata që janë në një lidhje do kenë goxha momente pasionante dhe emocionuese. Beqarët do kenë ditën ideale për të pasur takimet e ëndërruara e për te filluar lidhje. Shëndeti nuk do jete aspak i keq.

Binjakët

Një ditë plot ngjyra do jetë kjo e premte për të gjithë, por siç do ekzistojnë nuancat e këndshme nuk do mungojë as grija dhe e zeza. Për ata që janë në një lidhje vetëm pjesa e parë e ditës do jetë problematike dhe e mbushur me debate, ndërkohë që më pas do jeni më të ndërgjegjshëm. Në planin financiar do gjendeni në vështirësi të mëdha. Në punë duhet të jeni më të vëmendshëm.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite do i përkushtoheni më shumë se kurrë jetës tuaj në çift ju të dashuruarit dhe do lini çdo gjë tjetër pas dore. Do mundoheni me çdo kusht të riktheni harmoninë e cila mungonte prej disa kohësh Beqarët do kenë ditë të bukurë e me shumeë fat. Shëndeti në tërësi do jetë i kënaqshëm dhe pa shqetësime rrënjësore. Në punë nuk duhet të dorëzoheni lehtë.

Luani

Orët e para të ditës do jenë pozitive dhe aspak problematike, ndërkohë që më pas atmosfera do fillojë të ndryshojë dhe do lindin mosmarrëveshje të njëpasnjëshme me të gjithë ata që do ju rrethojnë. Çiftet në çdo hap që do hedhin duhet t’i mendojnë me kujdes gjërat në mënyrë që të mos ju dalin të papritura. Beqarët duhet patjetër ta zgjerojnë rrethin e miqësisë.

Virgjëresha

Sot duhet patjetër të shmangni çdo lloj debati apo mosmarrëveshjeje me ata që keni në krah ose me të afërmit. Nga ana tjetër duhet të jeni më të hapur me familjaret dhe të kujdeseni më shumë për ta. Shëndeti herë pas here do ketë shqetësime, por që nuk duhet neglizhuar asnjë çast. Financat do jenë problematike, por do normalizohet.

Peshorja

Gjatë kësaj dite do jeni të gatshëm të bëni çdo lloj gjëje që gjithçka të ece sa më mire. Do ndërtoni ura lidhëse edhe me disa persona që më parë nuk i keni pëlqyer aspak. Financat kanë për të qenë goxha delikate. Kujdes me çdo shpenzim. Në punë do gjendeni përballë vështirësive dhe sfidave të vështira, por do ja dilni mbanë.

Akrepi

Kjo ka për të qenë një ditë përgjithësisht pozitive dhe pa probleme për ju. Do jeni gjithmonë optimistë dhe entuziastë. Nëse jeni në një lidhje mundohuni herë pas here ta surprizoni atë që keni në krah dhe të bëni diçka ndryshe nga zakonisht. Beqarët do përballen me sfida goxha të vështira vetëm për ta tërhequr pas vetes personin që pëlqejnë.

Shigjetari

Sot dielli do e ngrohë jetën tuaj dhe çdo gjë do ju ecë më së miri. Do jeni tolerantë, të kuptueshëm dhe bashkëpunues me të gjithë. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e shkëlqyer. Në disa momente mund të keni dhimbje. Në planin financiar me zor do arrini të mbani ekuilibrin sepse nuk do e përmbani dot veten për të kryer shpenzime. Në punë do jeni ambiciozë.

Bricjapi

Ditë e mbushur me vështirësi dhe pengje do jetë kjo e premte për ju. Shpesh do gjendeni edhe para sfidave dhe zgjedhjeve të vështira. Beqarët nuk do kenë aspak dëshirë të bëjnë ndryshime të statusit kështu që edhe kur t’iu jepen mundësitë do i refuzojnë. Shëndeti nuk do jetë i qëndrueshëm. Në punë gjerat nuk do ecin shumë mirë. Shumë persona do ju dalin kundër dhe do ju pengojnë në synimet tuaja.

Ujori

Gjysma e parë e ditës do të jetë fantastike. Do të shfrytëzoni më së miri mundësitë dhe do të keni dëshirë të njiheni me njerëz të rinj, të mësoni gjëra të reja. Jeta sociale do të jetë shumë dinamike, shumë favorizuese për çdo projekt familjar. Gjysma e dytë do të karakterizohet nga disa qejfmbetje, me miqtë apo familjarët. Përballojini gjërat me qetësi.

Peshqit

Kjo e premte do të jetë një ditë me ulje dhe ngritje humori dhe po kështu edhe për dëshirat tuaja për t’u angazhuar me diçka si dhe në marrëdhëniet e çfarëdo lloj tipi. Do të përjetoni situata të favorshme, por të papriturat mund t’iu bëjnë nervozë shumë lehtë. Gjithsesi, janë gjëra që ndodhin çdo ditë. Problem do të keni me energjitë, pasi nuk do jeni shumë aktiv. Mos humbni kurajën. /b.l/noa.al/