Transmetuar më 04-05-2017, 14:10

“Kemi gjetur prova bindëse për të treguar se alkooli ka veti të forta qetësuese. Mund të krahasohet me kodeinën dhe shumë më i fuqishëm se paracetamoli”.

Doktor Trevor Thompson, i London’s Greenwich University, teksa foli për “The Sun”, gëzoi të gjithë personat që e përdornin birrën.

Një studim anglez i drejtuar prej tij ka treguar se alkooli është në gjendje që të lehtësojë dhimbjet tona trupore. Alkooli dhe posaçërisht birra redukton ndjesinë e dhimbjes dhe ankthit.

Por Thompson nënvizon se pirja e tepërt, mund të ketë efekte shkatërruese për shëndetin, madje edhe vdekjeprurëse nëse abuzohet gjatë.

“Mund të prodhojmë një medikament të ri, duke shfrytëzuar karakteristikat pozitive të alkoolit, duke pasuruar ilaçet aktuale që janë në treg”, deklaroi Thompson. /a.y/noa.al