Transmetuar më 01-05-2017, 15:01

Ky është horoskopi për ditën e martë 2 maj 2017 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi 

Gjatë kësaj të marte do të keni një dëshirë të fortë për të përjetuar emocione të paharrueshme dhe për të ndërmarrë rreziqe të mëdha. Do të keni shumë opsione mes të cilave të zgjidhni. Por, aventurat e shumta mund të vënë në rrezik shëndetin ose jetën tuaj seksuale. Plutoni do iu mbrojë në sektorin financiar. Do keni shumë fat.

Demi

Marrëdhëniet me njerëzit më të afërt nuk do të jenë të lehta. Mund të keni konflikte personale si dhe që kanë lidhje me punën. Gjithçka do të varet nga ju dhe aftësia për të mbrojtur pikëpamjet tuaja. Dialogu me të tjerë do të rrisë mundësinë për rivalitet mes jush. Kujdesuni pak më shumë për shëndetin, ndryshimi i klimës nuk ka ndidkuar mirë.

Binjakët 

Duhet të bëni kujdes në disa çështje sot si: problemet me të ardhurat, shëndetin, udhëtimet ose pjesëmarrejn në negociata. Nuk këshillohet të provoni të bëni gjëra me të cilat jeni të pamësuar. Sot do kërkoni të dominoni edhe mbi njeriun e zemrës duke i imponuar mënyrën tuaj të të vepruarit. Kujdes!

Gaforrja 

Detyra prioritare për ju sot, do të jetë menaxhimi i emocioneve tuaja. Ndjenjat tuaja të pakontrolluara mund të dëmtojnë ata që doni më shumë. Nëse përpiqeni të kufizoni shpenzimet për çështje që lidhen me dashurinë, pasojat do të bien mbi ju. Beqarët do ndihmohen shumë nga Dielli, i cili do iu premtojë një ditë shumë të mirë për dashurinë.

Luani 

Duhet të menaxhoni mirë energjitë dhe potencialin tuaj. Nëse vazhdoni të tregoni kokfortësi, ashpërsi, mungesë fleksibiliteti, agresivitet dhe lakmi, mundësia e një konflikti me epërorin tuaj në punë ose me prindërit do të jetë shumë e lartë. Me shpenzimet duhet të jeni të kujdesshëm dhe të organizuar për të shmangur problemet.

Virgjëresha 

Kjo nuk është dita ideale për të nisur një udhëtim, për të filluar një punë të re, apo një projekt të rëndësishëm. Do të shmangni shumë probleme, nëse merreni me diskutimin e tyre, në vend që të ndërmerrni hapa konkrete. Do jeni mjaft sensualë sot ju të dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin/en do përmirësohet tej mase.

Peshorja 

Duhet të tregoni shumë kujdes me shpenzimet financiare, sidomos kur ato janë të përbashkëta. Mund të bëni gabime dhe do t’ju duhet të shfajësoheni para partnerit/es.  Gjithashtu mund të keni mosmarrëveshje në grupin e miqve tuaj.  Ata qe janë vetëm nuk do mund ta ndryshojnë dot statusin e tyre.

Akrepi 

Temperamenti juaj shpërthyes mund t’ju dëmtojë ju vetë para gjithë të tjerëve. Do të jeni shumë të ndjeshëm gjatë ditës dhe do të tregoni shumë anën tuaj të krenarisë. Mund të ktheni përgjigje shumë të prera, sepse ndiheni të lodhur. Rreziku i ndonjë sëmundjeje apo lëndimi fizik do të jetë  i lartë. Kujdesuni pak më tepër për veten.

Shigjetari 

Kjo nuk është dita kur ju do të keni nën kontroll situatat në të cilat do të gjendeni. Vendimet që do të merrni, udhëtimet, apo çështjet e dashurisë, do të rezultojnë ndryshe nga ç’prisni. Buxhetin duhet ta organizoni më mirë në mënyrë që gjendja të ketë akoma më tepër përmirësime.

Bricjapi 

Egoja dhe arroganca juaj do të dëtojnë anën financiare. Duhet ta mirëmendoni paraprakisht këtë pjesë. Gjatë kësaj të marte, mund të guxoni të bëni një hap shumë të rëndësishëm në jetën personale. Mundohuni qe para çdo hapi te reflektoni për pasojat ne te ardhmen.  Shëndeti nuk parqqet asnjë problem.

Ujori 

Duhet të tregoheni shumë të përmbajtshëm, duke marrë parassyh që nuk keni aftësi shumë të mira për të frenuar veten. Njerëzit rreth jush janë të durueshëm, por durimi i tyre ka një kufi. Mos provokoni për të testuar qëndrueshmërinë e tyre. Në planin financiar situata do jetë më e qëndrueshme se më parë.

Peshqit 

Udhëtimet, veprime me shuma parash dhe bashkëveprimi i ngushtë me të huajt nuk këshillohen për ju gjatë kësaj të marte. Intuita do t’ju tregojë kur është koha e duhur për të bërë gjëra të tilla. Beqarët do ndihmohen mjaft nga Plutoni dhe do kenë fat nmë dashuri. Te ardhurat do përmirësohen nga disa shpërblime që do merrni. /b.l/noa.al/