Transmetuar më 29-04-2017, 20:17

Ndodh shpesh që të kemi gjakderdhje nga hunda, dhe gjëja e parë që na shkon në mendje është si ta parandalojmë. Edhe pse nuk është shumë shqetësuese për shëndetin e njeriut, mjekët thonë se nëse gjakderdhja përsëritet shpesh, është e nevojshme një konsultë.

Por si mund ta ndalojmë rrjedhjen e gjakut?

Sipas të dhënave, uthulla e mollës është një ndër “ilaçet” më të mira në këtë drejtim. Ajo arrin që të ndalojë hemoragjinë, në vetëm 10 sekonda. Mundohuni ta mbani derisa t’iu pushojë rrjedhja e gjakut.

Një tjetër produkt është edhe qepa. Me përmbajtje sulfurike, qepa ndalon menjëherë gjakderdhjen. Thjeshtë mbajeni afër hundës për disa sekonda.

Gjakderdhjen mund ta parandaloni edhe me disa pika lëng limoni në hundë. Mbajeni kokën lart dhe efekti është i menjëhershëm. /k.k/noa.al/