Transmetuar më 29-04-2017, 19:33

Një thes i braktisur, në të cilin ndodheshin 20 kg kanabis sativa, është gjetur pasdien e së shtunës në Durrës. Lënda narkotike u konstatua përgjatë vijës bregdetare, në afërsi të Kallmit.

Policia vendore e Durrësit, në njoftimin që noa.al citon, thotë se “rreth orës 16:30, gjatë kontrollit të ushtruar vijës bregdetare, në afërsi të Kallmit është gjetur një thes me një sasi të dyshuar lënde narkotike e llojit Cannabis Sattiva, me peshë rreth 20 kg”.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve vijojnë punën për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale, për origjinën e drogës dhe poseduesit e saj. /k.k/noa.al/