Transmetuar më 29-04-2017, 19:23

Portugezi Cristiano Ronaldo hyn në historinë e futbollit evropian, ku bëhet futbollisti që ka shënuar më shumë se asnjë në pesë ligat më të forta evropiane.

Ylli i Real Madridit shënoi një gol në takimin që madrilenët zhvilluan kundër Valencias në “La Ligan” spanjolle.

Ronaldo, kryeson me 367 gola të shënuara në 483 ndeshje duke lënë pas Jimmy Greaves me 366 gola në 528 ndeshje dhe Gerd Muller, me 365 gola në 427 ndeshje.

Real Madridi fitoi me rezultatin 2-1 në përballjen e sotme kundër Valencias./a.k/noa.al/