Transmetuar më 29-04-2017, 11:53

Dy automjete janë përfshirë nga flakët si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Sarandë-Muzinë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 04:30, në aksin rrugor Sarandë- Muzinë, mjeti tip “Kamion-Maune”, me drejtues 54- vjeçarin M.S., banues në Ferizaj, Kosovë, kishte ndalur për të fryrë gomën.

Në këto kushte i ka ardhur një mjet tjetër tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin kroat Ll.Y., 25 vjeç, duke e goditur në pjesën e karorcës.

Për shkak të përplasjes së Volkswagenit me rimorkion e kamionit, mjetet kanë marrë flakë të dy duke pësuar vetëm dëme materiale të pjesshme.

Fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar, ndërkohë që vijojnë hetimet e mëtejshme. /a.y/noa.al

Foto arkiv