Transmetuar më 29-04-2017, 08:43

Tre persona janë arrestuar nga policia e Latina në Itali, këtë të premte, të akuzuar se kanë marrë pjesë dhe organizuar shitjen e një foshnje të sapolindur.

Në pranga përfunduan nëna e foshnjës një grua nga Rumania, blerësja, një grua italiane dhe ndërmjetësi, një maroken.

Çmimi i shitjes ishte fiksuar 20 mijë euro, por e vogla u refuzua, pasi lindi me ngjyrë.

Gjatë gjithë shtatzënisë së Nicoleta Tanase, 25 vjeçe, blerësja e ardhshme Francesca Zorzo, 35 vjeçe, mbante një bark të rremë të blerë online, duke u shtirur se ishte shtatzënë para gjithë të njohurve të saj, shkruan noa.al.

Por pas dorëzimit të foshnjes, 35- vjeçarja e refuzoi, pasi vogëlushja ishte mulate. Kjo bëri që bashkë me to të arrestohet edhe ndërmjetësi i tyre Joussef Berrazzuk, 48 vjeç.

Ndërkohë e vogla i’u besua një qendre mbrojtje për të miturit. Hetimit kishin nisur në mes të muajt mars, pas informacioneve të siguruara nga Prokuroria, pas sinjalizimeve se një grua po kërkonte informacione se si mund të bëhej një lindje në shtëpi. /a.y/noa.al