Transmetuar më 28-04-2017, 21:01

Partizani merr tre pikë të çmuara, të cilat kanë vlerë të dyfishtë kur fitohen përballë një rivali si Tirana. Në derbin e madh të kryeqytetit, dy ekipet zbritën në fushë për të fituar, por ajo që hipotekoi tre pikëshin ishte skuadra e kuqe.

Takimi nisi mjaft mirë për Tiranën, e cila shënoi në minutën e 14 me anë të Ede, që përfitoi nga një krosim nga e majta. Edhe në minutat në vijim, bardheblutë ishin më kërkues por në minutën e 45, Partizani baraspeshoi takimin me anë të një 11-metërshi.

Batha nuk gaboi, dhe çoi ekipet në dhomat e zhveshjes me rezultatitn 1-1. Për shkak edhe të klasifikimit, të kuqtë u mobilizuan, por goli erdhi në minutën e 86 dhe këtë herë ishte sulmuesi Xhevair Sukaj, i cili i dha skuadrës tre pikë të arta çka forcojnë pozitën në klasifikim.

Nuk mungoi as tensioni ku dy lojtarë dolën me karton të kuq. /k.k/noa.al/