Transmetuar më 28-04-2017, 19:55

Një vogëlush dy vjeçar, Korbin Edwards nga Missouri, u dënua brutalisht nga njerku i tij vetëm se kishte ndotur pelenën. Daniel Rose, një ish-ushtar 32 vjeç, e zhyti atë në një vaskë me ujë të valuar duke i shkaktuar djegie të shkallës së tretë, por djali luftoi shumë dhe arriti të mbijetojë.

Faktet datojnë që katër vjet më parë. Nëna kishte shkuar për të punuar dhe e la djalin me partnerin e saj. Më pas ajo mori një mesazh ku Daniel i shkruante asaj se Korbin kishte një skuqje “të çuditshme” të lëkurës. Gruaja është kthyer me urgjencë në shtëpi dhe ka vënë re djalin se ishte shumë i kuq nga beli tek këmbët.

Menjëherë nëna e ka dërguar fëmijën e saj në spital, ndërsa mjekët kanë konstatuar se vogëlushi kishte pësuar djegie të shkallës së tretë në të gjithë trupin e tij.

"Kur kam ardhur në shtëpi e gjeta atë të shtrirë në shtrat, ndërsa lëkura ishte shumë e dëmtuar. Djegiet e kanë dëmtuar rëndë stomakut dhe zorrët e fëmijës, duke e detyruar atë që të përdorin një kateter për disa javë”, kujton nëna e vogëlushit.

Më tej ajo shton se, "Për ditë me radhë ai nuk mund të hante, pinte ose të shkonte në banjo vetëm, dhe mjekët nuk ishin të sigurtë nëse ai do mund të ecte përsëri”. Por mrekullisht Korbin, i cili tani është gjashtë vjeç, ka arritur të ecë falë edhe nxitjes dhe ndihmës së prindërve.

Daniel Rose u dënua me 12 vjet burg për sulmin. “Kjo është një nga rastet më të këqija të abuzimit ndaj të miturit që kam parë ndonjëherë”, tha prokurori, Eric Zahnd. “Bërtitja e dhimbshme fëmijës pasi u zhyt në ujë të valuar nuk i kanë bërë përshtypje, në vend që ta dërgonte për ndihmë në spital, i akuzuari u përpoq për të mbuluar gjurmët e krimit të tij”, shtoi ai. /b.l/noa.al./