Transmetuar më 28-04-2017, 10:02

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Socialiste paraditen e sotme, për t’a njohur me vendimin e Kryesisë  së partisë e cila miratoi unanimisht, kandidaturën e Ilir Metës për President.

Kjo mbledhje vjen ndërsa Kuvendi do të mblidhet pasditen e sotme për të votuar për Presidentin e ri të Republikës.

Me propozim të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe me pëlqimin e Partisë Socialiste, kryeparlamentari Ilir Meta është emri zyrtar i propozuar për postin e kreut të shtetit.

Seanca parlamentare kur pritet votimi do të mbahet në orën 17.00 dhe vjen pas djegies së tre raundeve të para, kur për zgjedhjen e Presidentit duhej një shumicë me 3/5 e votave ose 84 të tilla.

Ndërkohë në raundin e katërt mjafton miratimi me shumicë të thjeshtë prej 71 votash. /a.y/noa.al