Transmetuar më 27-04-2017, 21:55

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, në një reagim për situatën e dhunshme në Maqedoni, u ka kërkuar autoriteteve vendase që të distancohen nga dhuna, si edhe të marrin masa të menjëhershme për ndalimin e saj.

Në njoftimin shpërndarë për mediat, kreu i Kuvendit të Shqipërisë është shprehur se stabiliteti i Maqedonisë është kyç për sigurinë e rajonit.

“Stabiliteti i Maqedonisë mbetet shumë i rëndësishëm dhe kyç për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit dhe të ardhmen e tij. Në këto momente vendimtare dhe kritike për Maqedoninë dhe për rajonin kërkohet maturi, qetësi, dialog politik dhe veprime të cilat t’i shërbejnë rikthimit të paqes sociale dhe normalizimit të situatës” është shprehur Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Ilir Meta. /k.k/noa.al/