Transmetuar më 27-04-2017, 21:30
Publicitet

Pasi që shumica parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë zgjodhi Talat Xhaferin kryetar të Kuvendit, ku menjëherë pas votimit ai ka dhënë betimin në cilësinë e kryetarit të Kuvendit.

"Deklaroj se funksionin kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do ta kryej me përgjegjësi dhe do ta respektoj kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë", deklaroi Xhaferi dhe më pas nënshkroi deklaratën solemne.

Më pas, ai qytetarëve iu drejtua edhe në gjuhën shqipe.

"Të nderuar qytetarë,edhe pse në këto rrethana, në këtë moment historik, po bëhet zgjedhja e kryetarit të parë shqiptar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë nga mëvetësimi i saj, të vetëdijshëm për përgjegjësinë historike që kemi, betohemi që puna parësore në punën tonë në Parlament do të jetë interesi i qytetarëve të RM-së që të krijohen institucione përkatëse të cilat do të funksionojnë në bazë të ligjit, Kushtetutës dhe si kryetar i zgjedhur edhe në këto rrethana në asnjë moment nuk do të lejoj që të bëhet uzurpimi i institucioneve këtu në vend", u shpreh kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 

Loading...