Transmetuar më 27-04-2017, 14:41

Një fëmijë vetëm 11 vjeç, Mohamad Thaqif Amin Mohd Ghaddaf, të cilit i’u prenë këmbët për shkak të një dhune të egër nga ana e një kujdestari në një shkollë fetare në Johor Baru, të Malajzisë gjeti vdekjen këtë të martë.

Ky fakt bëhet me dije nga babai i tij, Mohd Gheddafi Mat Karim, 43 vjeç, raportojnë mediat vendase. Djaloshit pak para vdekjes, i kishin thënë mjekët se ndoshta do të humbte njërin krahë.

Gjymtimet me të cilat fëmija ishte përballur, ishin shkaktuar nga një infeksion i rëndë në gjak, për shkak të dëmtimeve të rënda të pësuara nga dhuna e egër dhe nga mjekimi i papërshtatshëm. Gjithashtu edhe dora e tij kishte nisur të gangrenizohej.

Djaloshi kishte treguar në ditarin e tij vuajtjet që kalonte ndërsa më pas u kërkoi hapur prindërve të tij që të transferohej në një tjetër institut.

Gjithçka u zbulua nga nëna e të miturit në 31 mars, teksa vogëlushi kishte shkuar në shtëpi, kur ajo pa se i biri nuk ndihej mirë dhe kishte dëmtime fizike. Vogëlushi u dërgua në spital, ku pavarësisht lëngimit dhe trajtimeve gjeti vdekjen, shkruan noa.al.

I dyshuari u arrestua të premten e kaluar në shtëpinë e tij në Felda Lok Heng Barat, Kota Tinggi, pas denoncimit të bërë nga nëna e të miturit më 18 prill.

Hetimet lidhur me këtë rast janë në vijimësi, ndërsa dyshohet se kujdestari e rrihte Mohamad Thaqif dhe disa shokë të tij, duke i akuzuar se bënin shumë zhurmë. /a.y/noa.al