Transmetuar më 27-04-2017, 13:10

Ndërsa ka nisur periudha e kultivimit të kanabisit, janë shtuar kontrollet e territorit për goditjen e rasteve të tilla. Në Krujë në fshatin Verion, janë zbuluar qindra fidanë kanabisi, të cilat ishin bërë gati për tu mbjellë.

Pasditen e djeshme, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Lapare”, në kodër të Verionit në një sipërfaqe toke të pyllëzuar u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 130 bimë narkotike dhe 770 fidanë të vendosura në 9 kubikë.

Nga hetimet e policisë i dyshuar si kultivues u vu në pranga Shefqet Disha 56 vjeç, banues në Krujë.

Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë, në ngarkim të H.D., 71 vjeç, kryeplak i fshatit Verjon, i akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Krujës për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”. /a.y/noa.al