Transmetuar më 27-04-2017, 09:30

Tre persona në Pogradec vjedhin me dhunë dy të mitur. Të dyshuarit janë N.K., L.B., dhe L.Sh., që të tre 16 vjeç.

Tre të rinjtë u denoncuan nga G.Ç., 16 vjeç dhe M.O., 14 vjeç, të dy banues në Pogradec, të cilët kanë deklaruar se në një rrugicë në lagjen nr, 1 në Pogradec pasditen e djeshme, u kanë dalë tre persona të maskuar.

Sipas pretendimeve të të dëmtuarve, të dyshuarit i kanë goditur dhe i’u kanë marrë me dhunë një telefon celular të markës “Samsung Galaxy S6” në pronësi të G.Ç., si edhe një varëse argjendi të cilën e mbante në qafë shtetasi M.O.

Pas këtij denoncimi efektivët e policisë u vunë në lëvizje, ku duke siguruar edhe informacione në rrugë operative kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje dhe kapjen në flagrancë të tyre.

Tre të dyshuarve, i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale telefoni celular si edhe varësja. Ndaj tyre vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme lidhur me veprën penale “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim”. /a.y/noa.al