Transmetuar më 25-04-2017, 16:20

Takimi mes zyrtarëve të BE McAlister-Fleckenstein dhe kryeministrit Rama kreut të Kuvendit Meta ka përfunduar pas rreth një ore.

Takimi mes tyre u zhvillua në Kryesinë e Kuvendit për të ndërmjetësuar për zgjidhjen e krizës mes mazhorancës dhe opozitës. Pas këtij takimi, dy zyrtarët e BE tani do të takohen me kryetarin e PD Lulzim Basha.

Pritet që pakti që po negociojnë gjatë këtyre orëve, dy eurodeputetët, përfaqësues të lartë të dy grupimeve më të mëdha të Parlamentit Europian t’i japë zgjidhje krizës, e cila duket e pakalueshme për shkak të qëndrimeve të palëkundura të palëve. /b.l/noa.al/