Transmetuar më 25-04-2017, 13:04

Kryeministri Edi Rama zhvilloi gjatë mesditës një takim me kryeparlamentarin Ilir Meta në Kryesinë e Kuvendit.

Ai shkoi në zyrën e kryeparlamentarit, ku qëndroi për afro gjysmë ore, ndërsa mendohet se është biseduar për situatën politike, pasi opozita vijon bojkotin.

Ky takim vjen pasi më herët ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Donald Lu dhe ajo e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin dhe ambasadori i OSBE, Bernd Borchardt, shkuan në Kryesinë e Kuvendit paraditen e sotme, ku u takuan me Metën.

Këto takime vijnë ndërsa sot vijnë në Tiranë, zv.presidenti i PPE-së, David McAllister, dhe eurodeputeti Knut Fleckenstein me synimin për të zgjidhur ngërçin politik. /a.y/noa.al