Transmetuar më 25-04-2017, 08:26

Shpesh kanë probleme dhe debate në lidhjen e tyre dhe kjo u reflektua edhe mbrëmjen e së hënës, teksa e patën mjaft të vështirë të arrinin në një gjuhë të përbashkët për ndarjen e punëve të shtëpisë.

Për Xhenin problemet mes tyre kanë ardhur për shkakun se ajo nuk e flet mirë gjuhën shqipe dhe nuk arrijnë të kuptohen.

Por Benardi nuk mendon kështu. “Pse Musa mua më kupton edhe pse nuk flet mirë. Ti ke diçka nëse unë nuk flas me ty në fillim për një çështje, ti futesh në mes, pse kështu e pse ashtu”, i thotë Benardi, shkruan faqja e ‘Bb’.

Më pas, të dy kërkojnë ta harrojnë atë që ndodhi. “U lodhëm me këto gjëra. Dalin dhe bashkohemi me të tjerët”, thotë Xheni.