Transmetuar më 24-04-2017, 15:12

Zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga moti i kthjellët, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta paraqitet moti për zonat malore të Shqipërisë.

Parashikohet që edhe orët e pasdites të vijojnë me të njëjtat kushte të qëndrueshme atmosferike, për pasojë moti do të jetë i kthjellët. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pesojnë 2 gradë rritje në orët e mëngjesit po ashtu edhe mesdita do të sjellë rritje të tyre. Era do të fryjë lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 24 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 1 ballë.

Europa

Qarkullimi i masave ajrore të qëndrueshme me origjinë kontinentale do të bëjë që moti i qëndrueshëm të dominojë pjesën më të madhe të Europës. Konkretisht me diell dhe temperatura të larta do të paraqiten: gadishullin Iberik, vendet mesdhetare, gadishulli i Ballkanit si edhe vendet e Europës Lindore.

Gadishulli skandinav do të vijojë me vranësira reshje dëbore. Përsa i përket ishujve britanike do të dominohen nga shira të dobët dhe afat-shkurtër. /b.l/noa.al/